BRAZILIA, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro njoftoi sot emërimin në Ministrinë e Mbrojtjes të gjeneralit në rezervë, Fernando Azevedo e Silva, ish-shefi i Shtabit, i cili mbajti një pozicion kyç në Lojërat Olimpike Rio-2016.
“Përshëndetje! Ju komunikoj të gjithëve emërimin e gjeneralit të ushtrisë, Fernando Azevedo e Silva në postin e ministrit të Mbrojtjes”, njoftoi me anë të postimi në Twitter Bolsonaro, pas një seri takimesh që zhvilloi sot në Brazilia për të përgatitur periudhën e tranzicionit përpara marrjes zyrtarisht të detyrës më 1 janar.
“Në total, presidenti i zgjedhur i ekstremit të djathtë ka emëruar tashmë shtatë anëtarë të qeverisë, përfshirë tre ushtarakë.
Posti i vetëm i rëndësishëm që nuk ka ende një kandidat zyrtar është ai i Punëve të Jashtme./ /v.b/