Titulli “Mjeshtër i Madh” për ish-futbollistin e Kombëtares, Edvin Murati

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edvin Murati është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Presidenti Meta ishte në Paris ku i dorëzoi titullin “Mjeshtër i Madh”, Muratit.

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit ‘Paris-Saint-Germain’, pata kënaqësinë e veçantë t’i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”, shprehet Presidenti Meta.

“Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”, thekson ai.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.