SOFJE – Protesta kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe taksave të makinave

SOFJE, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Mijëra persona kanë manifestuar dje në Bullgari për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe rritjen e taksave të makinave më të vjetra  dhe si pasojë më shumë ndotëse, raportuan mediat vendase.

Mbi 2 000 persona kanë kaluar në qendër të kryeqytetit me flamuj kombëtarë në duar  dhe duke kënduar slogane kundër qeverisë si ‘’Mafiozë!’’ dhe ‘’Hajdutë!’’.

Me një zë të lartë u kërkua dorëheqja e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Bojko Borisov.

Protesta janë të regjistruar edhe në shumë lokalitete të tjera të vendit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.