Skemat kombëtare dhe IPARD, mbështetje SHBB-ve

Fermerët e grupuar në SHBB përfitojnë rimbursim 100% të TVSH-së

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/- Qeveria po adreson politika fiskale agresive në mbështetje të diversifikimit bashkëkohor të bujqësisë shqiptare.

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se, “tashmë që kemi hequr TVSH-në për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) kemi mundësinë që të lehtësojmë kooperimin mes fermerëve”.

Në bazë të vendimit të fundit të qeverisë, pak kohë  më parë, fermerët e grupuar në SHBB kanë mundësi të shesin me rimbursim 100% të TVSH-së. Në skemën kombëtare, SHBB-të do të marrin më shumë mbështetje.

Bujqësia komerciale, çelësin e suksesit në vitet e fundit e ka në shtimin e kapaciteteve grumbulluese, përpunuese të pikave të grumbullimit, ndaj do i mbështesim përmes IPARD- it dhe skemave të tjera rritjen e numrit dhe shtimin e kapaciteteve të pikave të grumbullimit, pasi një pikë grumbullimi e fortë do të thotë një bujqësi me treg shitje të garantuar dhe të shëndetshme. Sfida mbetet përthithja e fondeve, thekson Ministria e Bujqësisë. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.