Shkodër, shkollat furnizohen me lëndë për ngrohje

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/- Në Njësinë Administrative Pult të bashkisë së Shkodrës ka përfunduar furnizimi i shkollave me dru zjarri për periudhën e dimrit.

Sipas bashkisë po ashtu, janë plotësuar të gjitha nevojat e shkollave me bazë materiale si banka, karrike, dërrasa të zeza, xhama, kancelari, etj.

Procesi i furnizimit me lëndë për ngrohje po vazhdon në bashkinë e Shkodrës duke mundësuar kushtet optimale për një proces mësimor në të gjitha shkollat në territor.

Bashkia bën të ditur se sasia në m3 e druve të zjarrit është përllogaritur në bazë të ambienteve të shkollave.

Mësohet se po investohet gjithashtu në shkolla në zëvendësimin e gazit të lëngshëm me lëndë drusore apo me ngrohje qendrore, duke bërë të mundur vit pas viti uljen e numrit të shkollave që ngrohen me gaz të lëngshëm. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.