Shkodër/ DRSH aktivitet sensibilizues në luftën kundër gripit

TIRANË,12 nëntor /ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër, zhvilloi sot një takim me grupin G2, për parandalimin e gripit. Të pranishëm ishin mjekë dhe infermierë të qendrave shëndetësore të qytetit, kryesisht vaksinatoret dhe mamitë e konsultoreve.

Aktivitet u organizua nga DRSh, në të cilin stafi i epidemiologjisë dhe promocionit shëndetësore dhanë këshillat dhe informacionet e nevojshme për të filluar fushatën e luftës kundër gripit dhe rëndësinë që ka bërja e vaksinës. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.