Pas 15 vitesh shërbimi në Angli, dr. Anton Keqi kthehet në qendrën shëndetësore Kolsh

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ – Sistemi shëndetësorënë Shqipëri sa vjen e po bëhet edhe më cilësor, kjo falë investimeve në këtë sektor si dhe eksperiencës së marrë nga mjekët dhe infermierët e specializuar jashtë vendit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka sjellë kësaj radhe si shembull mjekun Anton Keqi, i cili ka punuar për shumë vite në Angli, duke u kthyer dhe shërbyer në ditët e sotme, pranë qendrës shëndetësore në Kolsh të Lezhës.

“Dr. Anton Keqi ka punuar për 15 vite në një qendër emergjence në Angli dhe tashmë është kthyer në Shqipëri për të punuar si mjek i përgjithshëm në qendrën shëndetësore në Kolsh të Lezhës”, shkruan Manastirliu. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.