Mallakastër/ Shoqata e Bashkive zhvillon mbledhjen e Komitetit Drejtues

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ – Shoqata e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues në Mallakastër, mbledhje në të cilën mori pjesë edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkive doli në përfundimin se nëse problematikat e vëna re në Projektbuxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor mbetet pezull, përsa kohë nuk u jepet buxhet i duhur bashkive, qofshin të majta apo të djathta. Buxheti i ulët imponon nivel të ulët të demokracisë vendore dhe një qeverisje vendore jo të shëndetshme.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, njëherazi edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive është ndalur edhe tek zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm, duke thënë se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, si dhuna, shit-blerja e votës etj. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.