MADRID – Spanja i kërkon Londrës një referendum të dytë Brexit

MADRID, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez i ka kërkuar kryeministres britanike, Theresa May që të zhvillojë një referendum të dytë mbi Brexit duke paralajmëruar se vendi ka hyrë në rrugën e egocentrizmit, bëri të ditur shtypi vendas.

‘’Britania është një vend i mrekullueshëm që ka pasur një ndikim pozitiv në BE dhe duhet të qëndrojë në Bashkimin Europian ose të hyjë përsëri në të ardhmen’’, tha Sanchez gjatë një interviste me ”Politico”.

“Po të isha Theresa May, do të zhvilloja një referendum të dytë, pa dyshim, pasi Brexit, është një humbje e madhe për të dy palët, Britaninë e Madhe dhe BE’’, shtoi ai./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.