KINË – “Alibaba” thyen rekordin e shitjeve, 27 miliardë euro në 24 orë

PEKIN, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjiganti i tregtisë në internet, Alibaba ka thyer sërish rekordin e tij në shitje të dielën gjatë ditës tradicionale të uljeve të mëdha në Kinë, ndonëse rritja në shifra është ngadalësuar në raport me vitin e mëparshëm.

“Grupi i miliarderit, Jack Ma, që njoftoi kohët e fundit daljen në pension vitin e ardhshëm, regjistroi në platformat e tij të ndryshme të tregtisë në internet një sasi shitjesh me vlerë 213,5 miliardë juan (27 miliardë euro) në 24 orë”, njoftoi “Alibaba” në një komunikatë.

Sipas “Alibaba”, niveli i një miliardë dollarëve shitje u arrit brenda një minutë e 25 sekonda të shtunën në mbrëmje./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.