AS – Riadi: Prodhimi botëror i naftës të reduktohet me një milion fuçi në ditë

RIAD, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministri saudit i Energjisë, Khaled al Faleh deklaroi sot se një analizë teknike tregonte nevojën për të reduktuar prodhimin botërore të naftës me një milion fuçi në ditë për të ekuilibruar tregun.

Një ditë më parë, Faleh kishte njoftuar gjatë një mbledhjeje mes vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve joanëtare të tij, që mbretëria saudite do të reduktonte prodhimin e saj të  dhjetorit me 500 000 fuçi në ditë në raport me muajin nëntor.

“Analiza teknike që pamë dje tregon se kemi nevojë për një reduktim prej rreth një milion fuçi në ditë për të ekuilibruar tregun”, tha sot ministri në një konference për energjinë në Abu Dabi./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.