Meta, vizitë zyrtare në Francë

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të Presidentit të Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Meta do të marrë pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.