Agjencia Telegrafike Shqiptare

Fleckenstein: Kundër bojkotit të parlamentit

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh sot kundër bojkotit të parlamentit që ka ndërmarrë opozita shqiptare.

I pyetur sot në një konferencë për mediat Fleckenstein asnjëherë nuk është në anën e deputetëve që bojkotojnë parlamentin.

“Gjithmonë kur politikanët dhe deputetët mendojnë se duhet të bojkotojnë parlamentin unë nuk jam në anën e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për demokratët apo socialistët. Mendoj se mund të bësh shumë jashtë parlamentit si deputet, por mendoj se mund të bësh shumë më tepër në parlament”, tha Fleckenstein.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version