ZVICËR – OKB: Rreth 2,3 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi që nga viti 2015

GJENEVË, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën 2,3 milionë persona janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015, pas një klime pasigurie të krijuar nga kriza më e rëndë ekonomike dhe politike që po përjeton ky shtet, njoftoi sot OKB-ja.

Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për migrantët (IOM) raportuan gjatë një komunikate për shtyp se rreth tre milionë venezuelianë jetojnë aktualisht jashtë vendit, përfshirë 2,4 milionë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

William Spindler, zëdhënës i UNHCR-së sqaroi për median se të paktën 2,3 milionë refugjatë dhe migrantë venezuelianë janë larguar nga vendi që nga viti 2015.

Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen Kolumbisë dhe Perusë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.