HELSINKI – Weber kandidat i së djathtës europiane për postin e presidentit të KE-së

HELSINKI, 8 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjermani Manfred Weber u zgjodh sot kandidat i së djathtës europiane për zgjedhjet në Bashkimin Europian, që do të zhvillohen në maj 2019, njoftoi një burim nga ky grupim politik.

Në përfundim të votimit, bavarezi 46-vjeçar mori 79,2% të votave të të deleguarve të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij finlandez, Alexander Stubb, 50 vjeç, mori vetëm 20%, sipas të njëjtit burim. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.