UASHINGTON – Trump: Sukses i jashtëzakonshëm për mua

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një sukses i madh sonte. Faleminderit të gjithëve, shkruajti sot në Twitter presidenti amerikan, Donald Trump pas përfundimit të zgjedhjeve të mesmandatit.

Trump duket i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit, ku demokratët morën Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që Senati mbeti nën kontrollin e republikanëve.

Senati numeron 100 vende dhe zgjedhësit rinovojne 1/3 e Dhomës së Larte çdo gjashtë vite, thënë ndryshe 35 vende këtë herë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.