Thaçi dhe Vuçiç takohen nesër në Bruksel

PRISHTINE, 7 nëntor /ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi do të takohet nesër në Bruksel me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi njoftohet nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshmr në normalizimin e  marrëdhënieve, që është jetike për rrugën europiane të tyre”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 % për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.