SHBA – Trump: Nuk jam i shqetësuar për hetimin rus

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimin nga prokurori special Robert Mueller në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 dhe Rusisë.

“Nuk jam i shqetësuar për asgjë për sa i përket hetimit rus, sepse është një mashtrim”, deklaroi miliarderi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas legjislativeve të mesmandatit.

Madje ai garantoi se nuk do t’i japë fund këtij hetimi, që prej shumë muajsh ai e cilëson si një “gjueti shtrigash”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.