SHBA – Dy amerikano-indiane zgjidhen për herë të parë në Kongres

UASHINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Dy kandidatet demokrate, Sharice Davids në Kansas dhe Deb Haaland në New Mexico u zgjodhën të parat gra amerikano-indiane në Kongres, sipas mediave amerikane.

”Avokatja e pasionuar pas arteve marciale, Sharice Davids e shfaqur hapur si homoseksuale, mundi të fitojë në bastionet konservatore përballë republikanit, Kevin Yoder”, sipas televizioneve ABC dhe NBC.

Tridhjetë e tetë vjeçarja, Davids, ish-anëtare e ushtrisë, u diplomua në një institut publik dhe ka punuar për një vit në Uashington si pjesë e administratës Obama.

Deb Haaland, 57 vjeçe është me origjinë nga fisi Laguna Pueblo, e cila ia doli mbanë të luftonte ndaj alkoolizimit dhe mundi të mbijetonte në sajë të një regjimi të mirë ushqimor./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.