“Ndëshkimi i të fortëve”, prangoset 21-vjeçari në Lezhë

“Ndëshkimi i të fortëve”, prangoset 21-vjeçari në Lezhë

“Ndëshkimi i të fortëve”, prangoset 21-vjeçari në LezhëForcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit ” Ndëshkimi i të fortëve” , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin, Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhëhttps://ata.gov.al/2018/11/07/ndeshkimi-i-te-forteve-prangoset-21-vjecari-ne-lezhe/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 7 Nëntor 2018

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin, Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Smith” me 5 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.