MOSKË – Takim i mundshëm Putin-Kim

MOSKË, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Moska shpreson që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un të vizitojë Rusinë në vitin 2019 për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, deklaroi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

Ushakov deklaroi për gazetarët, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, se shpresonte që kjo vizitë do të bëhej e mundur vitin e ardhshëm.

Qershorin e kaluar, Vladimir Putin ftoi Kim Jong Un për një vizitë në Rusi në kuadër të një forumi ekonomik organizuar në shtator në Vladivostok, por lideri koreano-verior nuk shkoi.

Një ftesë për një vizitë në Rusi iu bë liderit koreano-verior gjatë takimit të tij me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Phenian në fund të majit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.