Buxheti 2019, Kushtetuesja kërkon fonde për rikonstruksionin e godinës

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/-  Eugen Papandi, përfaqësues i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar 100 milionë lekë shtesë në buxhet për rikonstruksionin e godinës ku është sot Gjykata Kushtetuese.

Duke diskutuar para deputetëve të Komisonit të Ligjeve, pr/buxhetin e vitit 2019, Papandi u shpreh se kjo godinë është tepër e amortizuar. “Ka ende trajtën e viteve ’60, teksa për herë të fundi dorë në të është vendosur 20 vite më parë. Duhet ndërhyrë, kjo godinë mund të bëhet edhe pjesë e Kuvendit, nëse nesër gjejmë një sistemim tjetër. Prandaj kërkojmë një fond për këtë godinë prej 100 milionë lekësh. E kemi bërë më herët këtë kërkesë, por na është refuzuar. Kemi foto dhe analiza që vërtetojnë nevojën e ndërhyrjes”, – u shpreh ai.

Bashkim Fino, relator i Buxhetit dhe deputet i Partisë Socialiste u shpreh se fondi prej 4 milionë lekësh i alokuar në Buxhetin e vitit 2018 nuk është përdorur totalisht, duke e çuar “dëm”. ”Ju nuk keni shfrytëzuar fondet që kishit, pse duhet t’ju japim një fond të tillë?” – tha Fino. “Ne e kemi shfrytëzuar në nivelin 95% ju keni në dorë një dokument që flet për 9-mujorin ku janë shpenzuar vetëm 1 milion lekë, teksa në të vërtetë janë shpenzuar të gjitha paratë, vetëm se ka mbetur pjesa burokratike, pra faturat pa u regjistruar, çka do bëhet në llogarinë e tremujorit të fundit”, – tha Papandi.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.