BRUKSEL – Brexit në fokus të bisedës telefonike midis Theresa May dhe Donald Tusk

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi sot se ka patur një bisedë telefonike me kryeministren britanike, Theresa May për të rishikuar avancimin e disktutimeve për Brexit.

Donald Tusk me anë të një mesazhi të postuar në platformën ”Twitter” njoftoi për bisedën telefonike që kishte zhvilluar këtë mëngjes me kryeministren @theresa_may për të shqyrtuar situatën në lidhje me avancimin e bisedimeve Brexit dhe për të folur për të ardhmen.

Të 27 presin përgjigjen e liderëve britanike në lidhje me propozimin e tyre për të lejuar kontrollet ndaj mallrave që kalojnë tranzit nga Irlanda e Veriut, pjesë përbërëse e Britanisë së Madhe, pa vendosur një kufi fizik në ishullin e Irlandës për të ruajtur marrëveshjet e paqes së vitit 1998./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.