BE – E djathta europiane mblidhet në kongres për të përcaktuar presidentin e saj

HELSINKI, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – E djathta europiane është mbledhur sot në kongres në Helsinki dhe do të vendosë nesër se cili do të jetë presidenti i radhës për zgjedhjet europiane të majit 2019.

Dy kandidatë, gjermani Manfred Weber dhe finlandezi Alexander Stubb, janë në garë për të drejtuar listat e partive anëtare të Partisë Popullore Europiane (PPE) në 28 vendet anëtare të BE-së.

Kryetari do të përcaktohet nesër gjatë një votimi të fshehtë nga 758 delegatët e mbledhur në Helsinki.

Ai mund të pasojë në nëntor 2019 luksemburgasin Jean Claude Juncker në presidencën e Komisionit Europian.

Ky post është një prej shumë të rëndësishmëve që do të diskutohen në zgjedhjet europiane nga 23 në 26 majin e ardhshëm, bashkë me atë të presidentit të Këshillit Europian, të Parlamentit Europian, të Bankës Qendrore Europiane dhe të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikën e Jashtme.

Një garë gjatë të cilës PPE-ja pritet të luajë një rol thelbësor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.