Skemat e financimit, krijohet parku më i madh i bletëve në vend

Skemat e financimit, krijohet parku më i madh i bletëve në vend

Skemat e financimit, krijohet parku më i madh i bletëve në vendKadriu është fitues i masës së mbështetjes për bletarinë në skemat e këtij viti. Puna e tij me bletët, e cila është e pamundur të ndahet nga pasioni, e ka kthyer këtë park në një nga më të mëdhenjtë në vend, rreth 350 kosherehttps://ata.gov.al/2018/11/06/skemat-e-financimit-krijohet-parku-me-i-madh-i-bleteve-ne-vend/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 6 Nëntor 2018

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/- Me mbështetjen financiare nga skema kombëtare e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë, Kadriu, një fermer në Kolosjan të Kukësit, ka ngritur një nga parqet më të mëdhenj të bletëve në vend me rreth 350 koshere.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi vizitoi këtë park dhe u njoh nga afër me investimin e rëndësishëm në sektorin e bletarisë.

“Kadriu është fitues i masës së mbështetjes për bletarinë në skemat e këtij viti. Puna e tij me bletët, e cila është e pamundur të ndahet nga pasioni, e ka kthyer këtë park në një nga më të mëdhenjtë në vend, rreth 350 koshere”, tha Peleshi.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerin, ministri vuri theksin në certifikimin e prodhimit të mjaltit dhe marketimin e këtij produkti, që siç u shpreh Peleshi janë një vlerë e shtuar për rritjen e të ardhurave.

Skemat kombëtare e mbështetjes për këtë vit, financoi 1000 (njëmijë) lekë për koshere, për ferma me jo më pak se 100 koshere bletë dhe masa e financimit ishte jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.