Mbi 18 milionë lekë, 1400 nxënës do përfitojnë kuotën ushqimore

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ 18 deri në 20 milionë lekë do të shkojnë për kuotën ushqimore të nxënësve me nevoja të veçanta për rreth 1400 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

Për vitin e ardhshëm është rezervuar një fond i veçantë për nxënësit që vijnë nga familjet në nevojë.

Ndërkaq, buxheti mundëson në vlerën e 650 milionë lekëve, tekstet shkollore falas, ku për herë të parë vitin e ardhshëm do të jetë edhe klasa e pestë. Po kështu, edhe të gjithë kategoritë e tjera, nga klasa e 6 deri në klasën e 12.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.