Komisioni i Jashtëm miraton buxhetin e MEPJ-së

TIRANë, 6 nëntor /ATSH/ – Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019”, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe e miratoi ne parim.

Relatori Ervin Bushati u shpreh se orientuar nga prioritetet e politikës së jashtme, projektbuxheti i vitit 2019 mundëson kapacitetet e nevojshme të mbështetjes financiare, me qëllim përmbylljen e reformave të nisura gjatë viteve të mëparshme dhe realizimin e objektivave të reja.

“Kryesimi i disa nismave rajonale dhe organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrja aktive dhe realizimi i kontributit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të NATO-s, zbatimin e detyrimeve të anëtarësimit në organizata dhe forume shumëpalëshe, plotësimin e bazës ligjore të bashkëpunimit me vendet e tjera, forcimin dhe rritjen e rolit të diplomacisë publike ekonomike dhe diasporës, në shërbim të interesave ekonomike të Shqipërisë, promovimi dhe potenciali për investime, tregti dhe bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe kulturor me partnerët tanë ndërkombëtarë dy dhe shumë palësh, janë disa nga objektivat kryesore.”,- cilësoi ndër të tjera relatori Ervin Bushati. /o.l/.j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.