FOTO/ Tirana, kryeqyteti që ofron turizëm gjithëvjetor

Foto/ Tirana hedh kandidaturën për kryeqytetin Europian të Kulturës 2024

Foto/ Tirana hedh kandidaturën për kryeqytetin Europian të Kulturës 2024Në vitin 2024 Tirana mund të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Europë. Konfirmimi vjen nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi mori pjesë në Konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës që po zhvillohet në Firence.http://ata.gov.al/2018/11/06/foto-tirana-hedh-kandidaturen-per-kryeqytetin-europian-te-kultures-2024/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 6 Nëntor 2018

TIRANË,6 nëntor /ATSH/ – Për turistët edhe ditët e para të muajit nëntor në Tiranë janë më të preferuarat. Në këto ditë vjeshte, ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë.

Grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Nuk i mungon itinerarit të tyre edhe shëtitjet në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.