Arsimi profesional, zanatet më të kërkuara nga nxënësit

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Degët profesionale si hoteleri-turizëm, teknologji informacioni dhe komunikimi, shërbime mjetesh transporti, ekonomi biznes, elektroteknikë, termo-hidraulik, teknologji ushqimore, mbeten më të preferuara për t’u ndjekur nga nxënësit që zgjedhin arsimin profesional.

Ky fakt është bërë i ditur nga zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen, e cila tha gjatë prezantimit të pr/buxhetit për arsimin profesional se pjesë e rëndësishme e atyre që zgjedhin zanatet janë edhe ndihmesa për grupet e margjinalizuara si dhe ato në nevojë.

“Një element i rëndësishëm është edhe puna që është bërë për të tërhequr grupe që i përkasin grupeve në nevojë si romë, egjiptianë, persona me aftësi të kufizuara, të cilët kanë status jetimi dhe nxënës në ndihmë ekonomike. Kemi 527 romë dhe egjiptianë, nga 19 mijë nxënës, 115 nxënës me aftësi të kufizuara, 259 me status jetimi dhe 1922 të rinj/fëmijë me prindër me ndihmë ekonomike”, – përfundoi zv/ministrja.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.