Zhang besimplotë: Mund t’ja dalim ndaj “Barcelonës”

during the Serie A match between FC Internazionale and FC Crotone at Stadio Giuseppe Meazza on November 6, 2016 in Milan, Italy.

TIRANË, 5 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- “Inter” kërkon suksesin ndaj “Barcelonës” të martën në mbrëmje, në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Steven Zhang, djali 26-vjeçari i pronarit të Interit, Zhang Jindong, u zgjodh president i klubit. Zhang në prezantimin e tim tha se kërkon të rikthejë “Interin” e tripletës, ndërsa nënvizoi se ka besim për sukses ndaj “Barcelonës”. “Skuadra po stërvitet mjaft mirë dhe në mënyrë intensive. Të gjithë janë të bashkuar dhe të impenjuar maksimalisht për të bërë mirë, sa herë që trajneri i thërret në apel. Kam shumë besim se edhe ndaj “Barcelonës” do të luajmë me autoritet, për të treguar se e meritojmë pjesëmarrjen në Champions. Pres një tjetër sukses edhe në sfidën e nesërme”, deklaroi Zhang.

Shkallët e “San Siros” do të jenë të tejmbushura për sfidën e nesërme, ndërsa mediet italiane kanë paralajmëruar se zikaltrit mund të vendosin një rekord arkëtimesh për një ndeshje futbolli në Itali. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.