SPANJË – Një trafikant nën akuzë për vdekjen e 20 migrantëve

MADRID, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e një trafikanti të akuzuar për vdekjen e 20 migrantëve afrikanë, të cilët u mbytën në det në përpjekje për të shkuar në Spanjë me gomone.

Trafikanti, një shtetas nga Gambia, i moshës 24 vjeç, u arrestua në mes të muajit tetor në Almeria (juglindje) dhe u la në paraburgim me akuzën për vrasje në pakujdesi të 20 pasagjerëve të gomones.

Policia njoftoi në një komunikatë për shtyp se migrantët kishin paguar secili 1 500 euro për udhëtimin me gomone, i paregjistruar si mjet lundrimi, me një motor 15 kuaj fuqi dhe për më tepër në gjendje shumë të keqe teknike.

Marrja në pyetje e 36 të mbijetuarve të shpëtuar mundësoi zbardhjen e faktit që trafikanti ishte i vetmi organizator i udhëtimit, që nisi nga Nadori (Marok)./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.