SHBA – Turmp: Ndoshta nuk do e takoj Putinin në Paris

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se me shumë mundësi nuk do të ketë një takim dypalësh me homologun e tij rus këtë javë në Paris me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

“Ende nuk kemi vendosur asgjë”, tha Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë para se të nisej për ndalesën e fundit të fushatës legjislative të zgjedhjeve të mesmandatit që do të zhvillohen nesër.

“Do të kemi shumë takime. Por nuk jam i sigurt nëse do të kemi një takim në Paris. Me shumë mundësi jo”, tha ai.

Trump theksoi se me shumë mundësi do të takohet me Vladimir Putin gjatë samitit të G20-ës në Argjentinë që do të zhvillohet nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor.

Gjatë këtij samiti, ai pritet që të takohet gjithashtu edhe me presidentin kinez, Xi Jinping. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.