Rimbursimi i ilaçeve, fondi rritet në 10.5 miliardë lekë në buxhetin 2019

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/- Objektivat e qeverisë në drejtim të shëndetësisë, synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve mjeksore ndaj qytetarëve dhe të investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore.

Ministri i Financave dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot se, 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen tërësisht dhe pajisen me mjete mjekësore përgjatë dy viteve 2019-2020, ndërkohë që këtë vit mbaron rikonstruksioni i 88 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Lidhur me skemën e rimbursimit të barnave, ministri Ahmetaj u shpreh se kjo skemë po ecën përtej mundësive që parashikon buxheti, duke shënuar një miradministrim të skemës.

“Projektbuxheti i vitit 2019, arrin në 10.5 miliardë lekë financim të skemës së rimbursimit të ilaçeve”, tha ai. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.