Patos/ Fillon rikonstruksioni i shkollës “Meleq Gostnishti”

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ – Shkolla “Meleq Gostnishti” në Patos shumë shpejt do të restaurohet me fonde të buxhetit të shtetit.

Lajmë është bërë i ditur nga bashkia e Patosit, e cila thekson se projekti i paraqitur prej kësaj bashkie do të financohet nga qeveria shqiptare, duke krijuar kështu një shkollë me standardet më të mira.

Sipas bashkisë, godina do të rikonceptohet me më shumë ambiente, ku një kat i sipërm do të shërbejë për klasat laboratorike dhe do ndërtohet një palestër me të gjitha parametrat e duhur.

Sheshpushimi do të trajtohet me lulishte dhe kënde sportive, ndërsa rrethimi do të unifikojë lidhjen me lulishten e lagjes “1 Maji”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.