Liga e Kampionëve, “Juventus” pa Bernardeskin dhe Kostën ndaj “Junajtid”

TIRANË, 5 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- “Juventus” vijon përgatitjet për ndeshjen e katërt në Ligën e Kampionvëe ku përballë do të ketë “Mançester Junajtid”. Bardhezinjtë gjatë ditës së hënë në qendrën stërvitore “Kontinasa” nën drejtimin e teknikut Masimiliano Allegri kanë vijuar përgatitjet teknike, por dhe taktike për t’u përballur me “Djajt e Kuq”.

Pas tre fitoreve radhazi, torinezët kërkojnë të sigurojnë edhe matematikisht kualifikimin duke arritur dhe fitoren e katërt.

Kjelini dhe Manzukiç janë kthyer në grup, Kanselo dhe Matuidi kanë vijuar përgatitjet veçmas, teksa Kosta i është nënshtruar terapive rekuperuese, teksa Bernardeski është duke vuajtur nga një traumë në kavilje. Kontrolle dhe për Kean. /j.p/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.