FOKUS – Përmbytjet tragjike në Itali rindezin debatin për ndërtimet e paligjshme

ROMË, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Përmbytjet tragjike që përfshinë Italinë dhe shuan një familje në Siçili, rindezën një debat të vjetër për ndërtimet e paligjshme në vend, kryesisht në jug të vendit.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyer vijojnë edhe sot të godasin veriun e gadishullit, me shkatërrime në masë në malet e Venetos, ndërsa Siçilia u përgatit për ceremonitë mortore, pas një jave me mot shumë të keq, ku u shënuan më shumë se 30 të vdekur në të gjithë vendin.

Të shtunën në mbrëmje, nëntë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë tre fëmijë të moshës një, tre dhe 15 vjeç u mbytën në Casteldaccia, pranë Palermos, në momentin kur uji dhe balta e një lumi morën përpara gjithçka gjetën përpara ndërsa ata po darkonin.

Sot, viktimat u shoqëruan në banesën e fundit në Palermo.

Përtej zisë, tragjedia ka nxitur debatin për ndërtimet e paligjshme.

”Shtëpia e shkatërruar, banorët e së cilës ishin me qira, ishte ndërtuar pa leje dhe shumë afër lumit dhe ishte objekt i një urdhri për shembje”, sipas kryebashkiakut të Casteldaccia.

Ky urdhër datonte që nga viti 2008, por askush nuk ishte kujtuar për ta zbatuar./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.