BEOGRAD– Kurz: BE-ja e kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor

BEOGRAD, 5 nëntor /ATSH-TANJUG/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u takua sot me kancelarin austriak, Sebastian Kurz në Beograd për të diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, për dialogun Beograd-Prishtinë dhe afrimin me BE-në, ndërkohë që Austria ka presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit.

Gjatë kësaj vizite në Serbi, Kurz do të takohet gjithashtu edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

“BE-ja do të jetë e kompletuar vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen”, theksoi kancelari austriak, Kurz.

Në një mesazh video të publikuar në “Twitter” para vizitës së tij në Serbi, Kurz tha se Austria ka “marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike, kulturore dhe veçanërisht njerëzore me Ballkanin Perëndimor”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.