BEOGRAD- Fajon: Situata në Serbi e përkeqësuar

BEOGRAD, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Situata e përgjithshme në Serbi është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë dy viteve të fundit, si në aspektin e reformave për shtetin e së drejtës ashtu edhe për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, deklaroi europarlamentarja Tanja Fajon, pas një vizite të paradokohshme në Beograd.

Në një intervistë për të përditshem serbe ”Danas”, Fajon këmbëngul se në Serbi procesi i reformave në rrugën drejt BE-së vazhdon me ngadalësi të madhe, se asnjë hap përpara  nuk është bërë në luftën kundër korrupsionit, se drejtësia është nën presion, ndërkohë që media është në një situatë dramatike dhe të vështirë.

“Kam përshtypjen se përgjatë dy viteve të fundit situata është përkeqësuar”, deklaroi Fajon.

”Pyes se çfarë ka ndodhur me demokracinë dhe lirinë në Serbi”, shtoi ajo.

”Korrupsioni është shumë i përhapur dhe autoritetet kanë bërë pak për shtetin e së drejtës”, deklaroi europarlamentarja Fajon në një intervistë për të përditshem serbe ”Danas”./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.