ITALI – Moti apokaliptik në Itali, përmbytet Venecia

VENECIA, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Në Venecia u regjistrua një ngritje prej 105 centimetrash e nivelit të ujit që ka mbytur 8% të qytetit duke filluar nga Sheshi Shën Marko që është një prej zonave më të ulëta.

Parashikimet trgojnë se mëngjesin e së nesërmes niveli i ujit do të arrijë 120 centimetra.

Nga ana tjetër, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë fëmijë, pas motit të keq, i shoqëruar me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme, që ka përfshirë jugun e Italisë, sidomos ishullin e Siçilisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.