Shtohen parametrat e sigurisë në aksin rrugorë Melgushë-Mjedë

Shtohen parametrat e sigurisë në aksin rrugorë Melgushë-Mjedë

Shtohen parametrat e sigurisë në aksin rrugorë Melgushë-Mjedë.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përfunduar instalimi i barrierave mbrojtëse në aksin rrugorë Melgushë-Mjedë.Ministria njofton, se është rivendosur sinjalistika horizontale e vertikale në te gjithë segmentin rrugor, duke rritur parametrat e sigurisë në këtë aks rrugor.https://ata.gov.al/2018/11/03/shtohet-parametrat-e-sigurise-ne-aksin-rrugore-melgushe-mjede/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 3 Nëntor 2018

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka përfunduar instalimi i barrierave mbrojtëse në aksin rrugorë Melgushë-Mjedë.

Ministria njofton, se është rivendosur sinjalistika horizontale e vertikale në te gjithë segmentin rrugor, duke rritur parametrat e sigurisë në këtë aks rrugor.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se janë riparuar edhe kanalet e drenazhit.

Tashme kjo rrugë i plotëson të gjitha standardet e sigurisë rrugore. Drejtuesit e automjeteve mund të shfrytëzojnë sinjalistikën e në këtë mënyre mund të parandalohen aksidentet,rrugore të cilat shpesh herë rezultojnë me pasoja fatale.

Për të evituar aksidentet, në këtë aks rrugor janë mbyllur të gjitha hyrjet e paligjshme. /o.l//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.