SHBA – Twiter fshin mijëra profile me mesazhe dekurajuese për votimet e mesmandatit

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Twitter fshin mijëra llogari në SHBA, shumica paraqiteshin si demokrate, të cilët propagandonin mesazhe për të dekurajuar votuesit në votimin e kësaj të marte në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat priten të jenë të vështira për republikanët, raportuan mediat.

Twitter njoftoi se ka fshirë profilet që po përpiqeshin të transmetonin automatikisht informacione të rreme, në shkelje të rregullave të kompanisë.

Sipas CNN-it, ka qenë komiteti i fushatës së Demokratëve që vuri në dijeni Twitter-in rreth këtyre llogarive, të cilat u fshinë në shtator dhe në fillim të tetorit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.