ITALI – Moti i keq regjistron 20 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme

ROMË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Erërat me intensitet tepër të lartë dhe shirat e dendura që goditën këtë javë Italinë regjistruan të paktën 20 të vdekur. Kryesisht në veri të vendit janë dëmtuar hektarë të tërë me pyje, njoftun sot autoritetet.

Rajoni i Venetos, në verilindje është më i prekuri nga dëmet, me qindra pemë të rrëzuar në shpatet e maleve të Dolomitit, pas erërave shumë të forta që u regjistruan të enjten.

”Situata është e njëjtë si pas një lëkundje të tokës”, deklaroi kryetari i Bashkisë së këtij rajoni, Luca Zaia. Rreth 160 000 persona vijojnë të jenë pa energji elektrike në këtë rajon.

Të premten, dy persona humbën jetën, përfshirë një grua e moshës 87-vjeçare dhe një turiste 62-vjeçare gjermane pasi u goditën nga rrufeja në Sardenjë. Këto viktima e çojnë në 18 numrin e të vdekurve nga moti i keq që nga fillimi i javës.

Niveli i alarmit vijon të mbetet ende i lartë në Veneto, ndërsa meteorologët presin shi dhe erë të mëtejshme gjatë fundjavës.

Më në jug, Sicilia pësoi gjithashtu përmbytje dhe në disa akse rrugore u ndërpre kalimi. Shkollat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura, si dhe shumë parqe lojërash./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.