Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, ja si është transformuar

Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, ja si është transformuar

Bashkia e Tiranës rehabiliton Unazën, ja si është transformuarhttps://ata.gov.al/2018/11/03/bashkia-e-tiranes-rehabiliton-unazen-ja-si-eshte-transformuar/Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës gjatë verës, është bërë i mundur rehabilitimi i gjurmës së Unazës së Mesme me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 3 Nëntor 2018

TIRANE, 3 nëntor/ATSH/-Këto ditë, qytetarët që udhëtojnë përmes Unazës së vjetër të kryeqytetit, kanë parë një transformim të madh të saj.

 Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës gjatë verës, është bërë i mundur rehabilitimi i gjurmës së Unazës së Mesme me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

 Përmes këtij investimi është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve veçanërisht në kryqëzime, duke realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Ky projekt ka sjellë për kryeqytetin edhe një revolucion në mënyrën e transportit publik. Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës, do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.