SOFT NEWS – Muzika ndryshon shijen e… djathit!

BERTHUD, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Thuhet se muzika zbut ndjenjat, por a e zbut ajo edhe djathin? Është pyetja që ngre një prodhues zviceran i djathit emental, i cili, i ndihmuar nga Shkolla e Lartë e Arteve në Bernë, vendosi të zbulojë nëse është e vërtetë një gjë e tillë.

Kur vizitori hyn në kantinën e Burgdorfit, qytet i vogël që quhet edhe Berthud në kantonin dygjuhësh të Bernës, aroma e djathit që është duke u stazhonuar të ngacmon hundën.

Në një cep të kësaj kantine që daton nga viti 1853, ndodhen nëntë arka prej druri, brenda të cilave ndodhen rrota djathi ementali, me diametër 40 centimetra.

Deri tani nuk ka asgjë të pazakontë, por veshi ndjen shumë shpejt tinguj të ndryshëm dhe kur afrohesh më shumë tek djathi, vëren një pajisje të vogël muzike që ndodhet sipër tij.

Ideatori i kësaj iniciative quhet Beat Wampfler, veteriner dhe prodhues djathi i pasionuar që një ditë vendosi të kuptojë nëse tingujt, muzika, mund të ndryshojnë shijen e djathit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.