SHBA – Më shumë se 7 000 ushtarë amerikanë të mobilizuar pranë kufirit meksikan

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 7 000 ushtarakë do të pozicionohen deri në fundjavë në Shtetet amerikane që kufizohen me Meksikën, si Kalifornia, Arizona dhe Teksasi, dy ditë para zgjedhjeve të 6 nëntorit ku Donald Trump e ka vendosur imigracionin në qendër të fushatës.

Kjo shifër korrespondon me atë që ishte njoftuar deri tani. Dërgimi në kufiri i 5.239 ushtarëve, të cilët do i bashkohen 2 100 rezervistëve të Gardës Kombëtare tashmë të dislokuar prej disa muajsh, sqaroi sot Michael Kucharek, një zëdhënës i Komandës veriore të Ushtrisë amerikane (Northcom).

Është kjo komandë ushtarake që mbikëqyr operacionin e quajtur ”Patrioti besnik” me synim bllokimin e karvanëve të migrantëve nga Amerika Qendrore të cilët po vërshojnë drejt SHBA-së për të kërkuar azil.//v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.