Raporti Vjetor 2019, delegacioni i BE-së konsultime në Tiranë

TIRANË, 2 nëntor /ATSH – I. Vata/ – Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në prag të Raportit Vjetor Shqipëria 2019, bën ftesë për pjesëmarrje në konsultime publike që do nisin më 6 dhe 7 nëntor.

Delegacioni BE-së iu drejtohet të interesuarve, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare të bëhen pjesë e konsultimeve.

“Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Jeni pjesë e shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri? Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka filluar të përgatisë Raportin Vjetor Shqipëri 2019”, shprehet delegacioni i BE-së.

Po ashtu, Delegacioni i BE apelon: “Mos e humbisni mundësinë për të marrë pjesë në konsultimet publike që do të zhvillohen më 6 dhe 7 nëntor 2018 në Shtëpinë e Europës në Tiranë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.