Lezhë-Shëngjin, përfundon vendosja e barrierave mbrojtëse

Lezhë-Shëngjin, përfundon vendosja e barrierave mbrojtëse

Lezhë-Shëngjin, përfundon vendosja e barrierave mbrojtësehttps://ata.gov.al/2018/11/02/lezhe-shengjin-perfundon-vendosja-e-barrierave-mbrojtese/Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë), parashikonte instalimin e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. ARRSH nisi punimet në këtë aks në fillim të muajit shtator, duke i finalizuar ato shumë shpejt.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 2 Nëntor 2018

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Në segmentin Lezhë-Shëngjin (Knallë) ka përfunduar vendosja e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri publikoi sot një video me pamje nga ky aks i rëndësishëm rrugor, i cili tashmë është edhe më i sigurt.

Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë), parashikonte instalimin e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. ARRSH nisi punimet në këtë  aks në fillim të muajit shtator, duke i finalizuar ato shumë shpejt.

Segmenti rrugor prej rreth 500 metrash në afërsi të Knallës përgjatë aksit Lezhë – Shëngjin ka qenë vazhdimisht i rrezikuar nga rënia e gurëve, duke krijuar frikë tek drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor. /m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.