Argjentina shpall listën/ Messi sërish jashtë, 6 lojtarë nga Italia

TIRANË, 2 nëntor/ATSH-A Fortuzi/- Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka zbuluar listën me 30 lojtarët që do të grumbullohen për miqësoren ndaj Meksikës, ku bie në sy mungesa e emrave të rëndësishëm si Mesi, Di Maria, Aguero apo edhe Higuain.

Ashtu si më parë të grumbulluar janë Ikardi e Dibala, të cilët me shumë mundësi do të luajnë sërish titullar në këtë ndeshje. Në total janë 6 lojtarë që luajnë në Itali që janë grumbulluar nga trajneri Skaloni, Pezela e Simeone (“Fiorentina”), Ikardi e Lautaro Martinez (“Inter”), Dybala (“Juventus”) dhe për herë të parë grumbullohet Rodrygo De Paul (“Udinese”).

Nuk mungojnë as lojtarët nga Anglia, Otamenti i “Manchester City”, Perreyra i “Watford”, ndërsa Foyth dhe Lamela nga “Tottenham”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.