Kryemadhi në Kinë: Shqipëria ka potencial të madh në fushën e turizmit

cof

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  paraqiti në Universitetin e Unionit të Pekinit në Kinë, potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor.

Kryemadhi tha se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.

Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur si një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit.

Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me universitetet shqiptare. Instituti “Konfuci” është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxitet bashkëpunimi. Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit, në kuadër të platformës 16+1, që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë. /o.l//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.