FRANCË – Parisi dhe Berlini: Pekini të bëjë më shumë për hapjen e ekonomisë

PARIS, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Ambasadorët e Francës dhe të Gjermanisë përshëndetën sot hapjen ekonomike të Kinës, por e nxisin atë që të bëjë më shumë për të garantuar një konkurrencë të drejtë për sipërmarrjet e huaja.

Ky tekst është publikuar disa ditë nga organizimi në Shangai i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importeve, një eveniment diplomatik dhe tregtar i paraqitur nga Pekini si një simbol i hapjes në mes të luftës tregtare me Amerikën e presidentit Donald Trump.

Ai do të zhvillohet nga 5 në 10 nëntor.

“Sipërmarrjet franceze dhe gjermane kërkuan që Kina të tregojë se nuk duhet të dorëzohet dhe duhet të vazhdojë politikën e saj të hapjes dhe të reformave për të krijuar kushtet e një konkurrence të ndershme për sipërmarrje e huaja në Kinë”, theksuan ambasadori i Francës, Jean Maurice Ripert dhe homologu i tij gjerman, Clemens von Goetze./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.